Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rastet me koronavirus në Gjermani po vazhdojnë të shtohen

Foto: Reuters / ilustrim

Shifra e rasteve ditore me koronavirus në Gjermani gati është dyfishuar. Të dhënat e Institutit për Sëmundje Infektive (RKI) tregojnë të enjten se janë regjistruar në 24 orët e fundit 4058 raste të reja, duke e çuar totalin e rasteve në 310.144. Të mërkurën u regjistruan 2828 raste të reja, shkruan agjencia Reuters.

Është shifra më e lartë që nga prilli. Ministrat janë pajtuar që duhen masa emergjente për të frenuar valën e dytë.

“Numri i të infektuarve të rinj ka shkuar mbi 4000. Gati është dyfishuar. Të gjithë duhet të bëjnë çfarë munden për të ndaluar që të mos dalë nga kontrolli”, ka shkruar Norbert Roettgen në Twitter, i cili është kandidat për të trashëguar kancelaren Angela Merkel.

Numri i të vdekurve është rritur për 16, duke arritur në 9578.

Rastet me koronavirus po shtohen edhe në vendet tjera të Evropës, ndërsa i ftohti po shtynë njerëzit të qëndrojnë më tepër në ambiente të mbyllura. Janë regjistruar rritje të rasteve edhe në Belgjikë, Francë e Holandë.

Edhe Gjermania regjistron 1445 raste të reja me koronavirus Botë Gjermania regjistron 1445 raste të reja me koronavirus

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini dhe po ashtu qyteti i madh Frankfurti kanë marrë masa kufizuese. Të mërkurën shumica e shteteve të Gjermanisë janë pajtuar që qytetarët nga zonat vendase që janë me rrezikshmëri të lartë, duke mos lejuar të qëndrojnë në hotele në pjesët tjetër të qytetit.

Nga RKI-ja është thënë se ka gjasa të regjistrohen së shpejti nga 10 mijë raste të reja. 

“Situata aktuale më shqetëson shumë. Ju kërkojë që t’i përmbaheni rregullave”, ka thënë Lothar Wieler i RKI-së, duke shtuar se vetëm 8 për qind e rasteve në Gjermani janë importuar nga jashtë.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, ka thënë se situata nuk do të arrijë si në mars apo prill të vitit të kaluar.

“Ne nuk do të arrijmë te situata që kishim në mars apo prill”, ka thënë Spahn.

Ai ka shtuar se problemi kryesor është tubimet në masë, ngjarjet e mëdha, dasmat e po ashtu tubimet fetare.

Edhe Gjermania regjistron numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus që nga maji Botë Gjermania regjistron numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus që nga maji

 

Ukraina ka regjistruar ndërkohë sot rekord ditor të rasteve me koronavirus. Janë regjistruar 5397 raste të reja, duke e kaluar rekordin e djeshëm prej 4753 rasteve. Shifra totale ka arritur në 244.734, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 93 persona, duke çuar shifrën e të vdekurve në 4690. Edhe Sllovakia ka regjistruar rekord ditor, 1037 raste sot.