Raketat ruse kanë goditur një digë në afërsi të qytetit jugor ukrainas Kryvyi Rih, kanë njoftuar zyrtarët, raporton BBC.
Banorëve në disa zona u është thënë të evakuohen, ka thënë kreu i qytetit Oleksandar Vilkul, por ka thënë se situata është nën kontroll.
Ukraina ka thënë se sulmet ishin hakmarrje e Rusisë pas disfatave që pësoi së fundi. Forcat ukrainase kanë arritur të rimarrin mbi 6000 kilometra katrorë tokë, në një kundërofensivë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky – që ka lindur në qytetin Kryvyi Rih – ka përshkruar Rusinë si shtet terrorist, ndërsa ka akuzuar atë për sulmin ndaj rezervuarit të ujit Karachunivske.
“Jeni të dobët që luftoni civilët”, ka thënë Zelensky. “Të poshtër, që pasi ikni nga fushëbeteja, po tentoni të dëmtoni duke gjuajtur nga larg”.
-
Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky
-
Sulmi me raketa ndaj civilëve, më i madhi sivjet në Ukrainë
-
Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt
-
Katër të vrarë nga sulmet ruse në qytetin e lindjes të Zelenskyt
-
Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”