Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Radhë e gjatë e pritjes në Kakavijë, nga nesër mund të kalojnë vetëm 750 njerëz në ditë

Për katër ditë me radhë, automjetet po presin të kalojnë kufirin në Kakavijë drejt Greqisë.

Radha është reduktuar në rreth 5km këtë mëngjes, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë kaluar kufirin gjatë natës dhe shumë janë larguar pasi humbën shpresën se mund të hynin në Greqi para datës 17 gusht, ditën kur fillon aplikimi i masave të reja për hyrjen në këtë shtet.

Nga sot, Greqia ka njoftuar se do pranohen vetëm 750 persona, ndërkohë mësohet se në radhën e pritjes në Kakavijë janë të paktën 8000 vetë, transmeton TCH.

Që prej sot, futet në fuqi vendimi për izolim shtatë ditor në shtetin grek pas masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar mbi procedurat dje, ndërsa bëhet e ditur se nga nesër nga pika kufitare e Kakavijës do të mund të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300, nga ora 06:00 deri në orën 22:00.