Mbi 130 anije mallrash të ngarkuara me grurë ukrainas po presin të bllokuara në Detin e Zi, për të kaluar nëpërmjet Danubit, derisa negociatat mes Moskës, Kievit, Turqisë e OKB-së, po vijojnë në Turqi të mërkurën, raportoi “The Guardian”.
Negociatat në këtë takim katërpalësh po zhvillohen me qëllim që të gjendet zgjidhje për lejimin e eksportimit të grurit ukrainas në Evropë, pasi forcat ruse minuan portet dhe ndaluan lëvizjen.
Anijet e mbushura me grurë po presin që të lëvizin nëpërmjet kanaleve të grykëderdhjes Sulina dhe Bystre, për të mbërritur në portet e Rumanisë, ku pastaj do të lëvizin në tërë Evropën.
Edhe nëse arrihet marrëveshje në takimin katërpalësh, sipas “The Guardian”, transportuesit e mëdhenj nuk do të mund të kalojnë në grykëderdhjen turke, duke ndikuar kështu në kufizimin e sasisë së grurit që do të eksportohet.
Me nisjen e pushtimit rus mbi Ukrainë më 24 shkurt, të gjitha eksportet u kufizuan, ndonëse drithi ukrainas e mban tregun ndërkombëtar.
-
Arrihet marrëveshja për përshpejtimin e eksportit të grurit përmes Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë
-
Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re
-
Ukraina do ta vazhdojë eksportimin e grurit, pavarësisht sulmeve ruse
-
Turqia drejt marrëveshjes për eksportet e grurit të Ukrainës
-
Ukraina kërkon leje për shitjen e drithit nga Deti i Zi