Parlamenti i Irlandës ka pezulluar punën për një javë dhe ministrave të kabinetit qeveritar i është thënë të vetizolohen, pasi është sëmurë ministri i Shëndetësisë, Stephen Donelly.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i parlamentit të Irlandës, transmeton agjencia Reuters.
“Pas ngjarjeve sot, kabineti qeveritar duhet të vetizolohet dhe parlamenti do të pezullojë punët deri të martën e ardhshme apo derisa të merret një vendim nga kryeministri”, ka thënë zëdhënësi i dhomës së ulët të parlamentit, Sean O Fearghail.
Transmetuesi shtetëror “RTE” ka thënë se Donnelly ka kërkuar testimin për COVID-19 sot pasdite.
Në Irlandë është regjistruar të martën shifra më e lartë e rasteve të reja me koronavirus që nga mesi i majit. Janë regjistruar 357 raste të reja.
-
Vetizolohet kryeministri britanik
-
Sulmi kibernetik në sistemin shëndetësor irlandez shtynë mijëra vizita e trajtime mjekësore
-
Sistemi shëndetësor irlandez goditet nga një sulm kibernetik, anulohen shumë shërbime
-
Irlanda, vendi i parë në BE që rikufizohet për shkak të Covid-19
-
Ministri irlandez jep dorëheqje pasi merr pjesë në një tubim me 80 persona