Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Kataloni, Enric Millo ka kërkuar falje për të plagosurit gjatë përpjekjeve të policisë për të ndalur referendumin e së dielës për pavarësi.
“Shpreh keqardhje dhe kërkoj falje në emër të oficerëve që ndërhynë”, tha Millo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Millo fajësoi qeverinë katalonase për mbajtjen e votimit të paligjshëm.
Kurse një zyrtar i qeverisë katalonase i tha BBC-së, se qeveria e tij do të shkojë përpara me debatin për pavarësi në Parlament.
“Parlamenti do të diskutojë, parlamenti do të takohet”, tha shefi i Çështjeve të Jashtme katalonase, Raul Romeva.
“Çdo përpjekje që mori qeveria spanjolle për ta penguar referendumin, janë demonstruar krejtësisht të padobishme, por edhe kundër produktive”, tha ai, transmeton Ksp.