Qeveria sllovake ka kërkuar falje të mërkurën për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që ua hoqi të drejtat njerëzore dhe civile hebrenjve të vendit.
Në shënimin e 80 vjetorit të “Kodit Hebraik” të miratuar më 9 shtator 1941, qeveria tha në një deklaratë se “ndjen obligim moral sot të shpreh publikisht dhimbjen për krimet e kryera nga regjimi i kaluar”.
Kodi po ashtu ndalonte qasjen në edukim të hebrenjve dhe autorizoi transferimin e pronave të tyre tek pronarë jo-hebrenj.
Qeveria tha se përvjetori është një mundësi që të kujtohen krimet kundër hebrenjve sllovakë, raporton AP.
Sllovakia ishte shtet në dorën e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dërgoi 70,000 qytetarë hebrenj të saj në kampe përqendrimi naziste, ku shumica prej tyre vdiqën.
Kodi konsiderohet një nga ligjet më të ashpra anti-hebre të miratuar në Evropë gjatë luftës.
-
Holanda kërkon falje për mosofrim të ndihmës në Srebrenicë
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë
-
Holokausti – e kaluara që kujtohet për të mos u përsëritur
- Ekstremistët gjermanë tallen me viktimat e Srebrenicës
-
Mijëra njerëz mblidhen për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë