Pa diskutim tjetër, ministrat e qeverisë gjermane të koalicionit të madh qeveritar miratuan tërheqjen e Bundeswehrit, forcave të armatosura gjermane, nga baza turke e Incirlikut, u bë e ditur në Berlin.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen tha se menjëherë pas vendimit do të shpërndajë direktivat përkatëse. 260 ushtarët gjermanë të stacionuar në Incirlik, së bashku me avionët e tyre të zbulimit “Tornado” dhe një avion cisternë do të zhvendosen në Jordani, raporton DW.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo trupë do të marrë pjesë në luftë kundër “Shtetit Islamik” duke u nisur nga baza jordaneze Al-Asrak- në afërsi të kufirit jugor të Sirisë. Për shkak të shpërnguljes, misioni i “Tornadove” duhet të ndërpritet për të paktën dy muaj.
Turqia bëri të dështonte vizita e ministrit të Jashtëm gjerman
Shkas për tërheqjen e ushtarëve është ndalimi për deputetët e Parlamentit Gjerman që t'i vizitojnë ushtarët në Incirlik. Me këtë qeveria turke reagoi ndaj dhënies së azilit politik ushtarakëve turq në Gjermani. Ankaraja i bën oficerët përgjegjës për përpjekjen për puç vitin e kaluar. Një përpjekje e fundit në Ankara për të rënë dakord e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dështoi të hënën.
Rast i pashembullt
Shpërngulja e ushtarëve gjermanë është një proces që nuk ka ndodhur ndonjëherë: Bundeswehri zhvendos trupa në një lokacion jashtë territorit të NATO-s, sepse partnerët e aleancës, Gjermani dhe Turqi, janë në grindje kaq të madhe, sa megjithë përpjekjet disamujore nuk qe i mundur një dakordim. Pozicioni gjeografik dhe situata e furnizimit në Al-Asrak do të thotë për ushtarët një keqësim i kushteve të misionit.
NATO-ja shprehu keqardhjen për zhvendosjen e ushtarëve gjermanë. Ky debat është parë në radhë të parë si “çështje bilaterale midis Gjermanisë dhe Turqisë”, tha një zëdhënës i NATO-s.