Një agjenci e ministrisë izraelite të Mbrojtjes ka avancuar planet për ndërtimin e 31 kolonive në Bregun e okupuar Perëndimor, në kuadër të veprimit të parë të tillë që nga formimi i Qeverisë së re të vendit.
Planet e miratuara nga Administrata Civile parashohin ndërtimin e një qendre tregtare, një shkolle për nxënës me nevoja të veçanta dhe një sërë projektesh infrastrukturore e ndryshimesh zonale në kolonitë ekzistuese të Bregut Perëndimor.
Qeveria e re e kryeministrit, Naftali Bennett, ka dhënë betimin në fillim të muajit, duke e rrëzuar nga posti liderin e kahershëm, Benjamin Netanyahu, pas katër palë zgjedhjesh. Qeveria e tij është e përbërë nga tetë parti që përfaqësojnë një spektër të gjerë politik, nisur prej ultranacionalistëve hebraikë deri te një parti e vogël islamike.
Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar e cilëson zgjerimin e kolonive hebraike si të paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare dhe si pengesë për paqen me palestinezët.
-
Netanyahu arrin marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Izrael
-
Kryeministri i ri izraelit premton bashkimin e popullit
-
Partitë opozitare izraelite arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re
-
Izraeli paraqet planin për vendbanimet e reja ilegale në Gaza dhe në Bregun Perëndimor
-
Izraeli miraton 19 vendbanime të reja hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar