Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje miliarderëve rusë të enjten që të vënë patriotizmin para fitimit, duke u thënë të investojnë brenda vendit për të mbështetur ekonominë përballë sanksioneve perëndimore, raportoi Reuters.
Duke iu drejtuar personalisht elitës së biznesit të Rusisë për herë të parë që kur ka dërguar trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar, Putini u ka thënë atyre se roli i tyre nuk ishte thjeshtë të fitojnë para, por të mbështesin shoqërinë.
"Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetë i Rusisë, i vendit të tij, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj", ka thënë Putini.
Në tubimin e mbajtur nga presidenti rus, ishin të pranishëm miliarderët Oleg Deripaska, Vladimir Potanin, Alexei Mordashov, German Khan, Viktor Vekselberg, Viktor Rashnikov, Andrei Melnichenko dhe Dmitry Mazepin - interesat e të cilëve variojnë nga metalet deri te bankat.
Putini ka deklaruar se donte të dëgjonte pikëpamjet e tyre se si të ndërtohej një ekonomi më dinamike që do të çonte në përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së njerëzve në të gjithë vendin.
Edhe
Duhet të jemi një hap përpara armikut, u thotë Putini zyrtarëve rusë
Presidenti rus ka thënë të enjten se ajo që ai e quajti një përpjekje për të shkatërruar ekonominë e Rusisë me sanksione ka dështuar, megjithatë ai shtoi se vendi nuk mund të rri duarkryq.
"I kuptoj në mënyrë të përkryer kërcënimet që po ndodhin dhe çfarë na thonë keqbërësit, duke thënë se Rusia do të ketë probleme në afat të mesëm. Ky është një kërcënim që duhet ta kemi parasysh. Ju bëj thirrje që të mos prisni që këto pasoja negative të këtij afati të mesëm të vijnë. Ju duhet të veproni menjëherë”, ka thënë ai.
-
Putini flet për bllokimin e kompanive perëndimore, dy ditë para bisedimeve të paqes me Ukrainën
-
Putini urdhëron qeverinë të përgatitet për rikthimin e kompanive perëndimore
-
Putini “i gatshëm” të negociojë me Trumpin për luftën në Ukrainë
-
Putini mbledh aleatët për të treguar që presioni i Perëndimit s’po kryen punë