Rusia do të bashkëpunojë me SHBA dhe presidentin aktual Donald Trump, tha sot presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe shtoi se shpreson se “teza e errët amerikane” për përzierjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, do të zhduket dhe do të ndalojë helmimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Siç raporton TASS, Putini theksoi se SHBA-ja është dhe lidere në shumë aspekte kryesore dhe “partner natyror” i Rusisë në shumë fusha, duke përfshirë sigurinë ndërkombëtare, mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit, transmeton KP.
“Nuk ka asnjë president tjetër të SHBA-së, as edhe SHBA tjetër. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Putini në sesionin e Javës së Energjisë Ruse.
Ai tha se shpreson që “ideja e errët” në Amerikë të zhduket në lidhje me ndërhyrjen ruse.
“Dua që obskurantizmi në lidhje me përzierjen e pretenduar të Rusisë në fushatën zgjedhore në SHBA të pushojë me kohë dhe të zgjidhen gjërat reciproke në këtë sferë, si dhe në tregun e naftës”, tha Putin duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të dëshironte të shihte në zgjedhjet për Kongresin e SHBA-së në mes të mandatit presidencial.
Ai tha se shpreson që “grindjet e brendshme politike në SHBA do të ndalonin helmimin e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe ndikimin e situatës në botë”.
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn