Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini e qorton publikisht ministrin e tij, ia jep një afat

Presidenti rus Vladimir Putin humbi gjakftohtësinë gjatë takimit të parë të qeverisë së tij në vitin 2023, duke e qortuar publikisht ministrin e Tregtisë dhe Industrisë.

Për disa minuta ai akuzoi Denis Manturov për vonesa burokratike në porositjen e avionëve civilë dhe ushtarakë, raportoi BBC.

"Shumë kohë, po zgjat shumë", tha lideri rus, i cili kurrë nuk është përmbajtur në kritikat ndaj zyrtarëve të lartë në publik.

Takimi i parë i qeverisë erdhi në të njëjtën ditë kur Putini zëvendësoi komandantin e tij të lartë në Ukrainë pas vetëm tre muajsh në krye.

Putin e ndërpreu vazhdimisht Manturovin, ndërsa ministri detajonte planet për aeroplanë, helikopterë dhe varka.

"Këto 700 avionë, përfshirë helikopterët... ju duhet ta zgjidhni këtë me ministrinë e Mbrojtjes... disa ndërmarrje ende nuk kanë marrë asnjë porosi", u ankua ai.

Edhe Duhet të jemi një hap përpara armikut, u thotë Putini zyrtarëve rusë Botë Duhet të jemi një hap përpara armikut, u thotë Putini zyrtarëve rusë

Kur poshtërimi publik i ministrit po shkonte drejt fundit, ai premtoi se do ta bënte më të mirën. Por nuk ishte e mjaftueshme për presidentin.

“Jo, bëje brenda muajit. A nuk e kupton situatën ku jemi. Duhet të kryhet për një muaj, jo më vonë”.