Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka arritur sot për vizitë në Hungari, me ç’rast merr pjesë në ceremoninë e hapjes së një gare ndërkombëtare në xhudo dhe do të bisedoj me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban.
Ky është qëndrimi i dytë i Putinit në Hungari këtë vit. Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.
Kremlini ka kumtuar se Putin do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Xhudo në Budapest dhe do të ketë “takim punues” me Orbanin.
Putin është xhudist me brez të zi dhe president nderi i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Opozita në Hungari ka protestuar kundër vizitës së presidentit Putin dhe ka shprehur shqetësim se Orban është afruar shumë me liderin e Rusisë.
-
Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze
-
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
-
Orbani pritet ta kërkojë miratimin e SHBA-së për blerjen e naftës ruse
-
Orban: Përgatitjet për samitin Trump-Putin po vazhdojnë
-
Kallas e quan “jo të mirë” udhëtimin e Putinit për në Hungari për bisedime me Trumpin