Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse t'i anulojë planet për ta sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, ku janë strehuar forcat e fundit ukrainase në këtë qytet, shkruan Sky News.
Në vend të kësaj, ai dëshiron që fabrika të bllokohet në mënyrë që as edhe "një mizë të mos kalojë pa u vënë re".
Putin ka thënë se Rusia garanton jetën e atyre që largohen nga objekti dhe se ata do të trajtohen me respekt.
Ai ia dha urdhrat Sergei Shoigut, ministrit të tij të Mbrojtjes, i cili i kishte thënë më parë Putinit se më shumë se 2000 ushtarë ukrainas janë të strehuar në fabrikën e madhe.
Mendohet se shumë civilë - ndoshta më shumë se 1000 - janë gjithashtu të bllokuar atje.
Edhe
Bie fortifikata e fundit ukrainase në qytetin port
Komandanti i marinës ukrainase Serhiy Volny paralajmëroi se ushtarët në fabrikë mund të mos jenë në gjendje të "rezistojnë shumë më gjatë".
Marrja nën kontroll e Mariupolit do të thoshte suksesin më të madh të Rusisë që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt.
