Ukraina ka dënuar sot vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në gadishullin e Krimesë, duke e quajtur atë si një shkelje të sovranitetit të saj.
Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi vizitën duke e quajtur një shkelje të madhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutin vizitoi në Krime pushimoren e rinisë Artek në bregun e Detit të Zi, njoftoi Kremlini.
“Jo shumë kohë më parë Artek ka përjetuar kohë të vështira, por tani është në rrugën e duhur për të qenë përsëri pushimore ndërkombëtare”, tha Putin në një intervistë me të rinjtë.
Artek u themelua në vitin 1925 si një sanatorium për fëmijët me tuberkuloz, ndërsa më vonë u shndërrua një vendpushim për pionierët sovjetikë, fëmijë të moshës 10-14 vjeç.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Artek mbeti në Ukrainën e pavarur, dhe në vitin 2009 ishte në prag të shuarjes. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, pushimorja u rinovua dhe filloi serish të punojë.