Pothuajse 100,000 refugjatë ukrainas janë zhvendosur në rajone të ndryshme në të gjithë Rusinë lindore nga presidenti Vladimir Putin, sipas dokumenteve të siguruara nga “The Independent”.
Kremlini urdhëroi që 95.739 civilë nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut të zhvendosën mijëra kilometra larg shtëpive të tyre, në zonat si Siberia dhe Rrethi Arktik i Rusisë, shkruan të martën “Sky News”.
Në një dekret të parë nga “The Independent”, Moska tha se aprovoi shpërndarjen e qytetarëve.
Raporti i fundit vjen pasi ambasada amerikane në Kiev pretendoi se forcat ruse po largonin mijëra fëmijë ukrainas dhe po i dërgonin në Rusi.
Muajin e kaluar, ambasada amerikane shkroi në Twitter se 2,389 fëmijë ukrainas nga Donetsku dhe Luhansku, në rajonin e Donbasit, ishin larguar ilegalisht, duke cituar Ministrinë e Jashtme të Ukrainës.
Donbasi në Ukrainë është 4.000 kilometra larg Siberisë në lindje të Rusisë.
-
Zelensky: Më shumë se 200.000 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi
-
Rreth 12 mijë njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi për 24 orë
-
Mbi 1 milion njerëz janë “evakuuar” nga Ukraina në Rusi
-
OKB: 4.8 milionë fëmijë të zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus
-
Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet