Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Siria, gjatë një vizite të zhvilluar të hënën atje.

Putin u takua nga Presidenti sirian Bashar Assad pasi arriti në bazën ajrore ruse Heimim, njofton agjencia e lajmeve Interfax.

Ai kishte deklaruar në mars të vitit 2016 se po planifikonte të tërhiqte shumicën e trupave ruse nga Siria.

"Unë urdhëroj ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të tërheqin grupin e trupave ruse në bazat e tyre të përhershme", tha Putin.

"Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e kontingjentit të trupave ruse të vendosur në Siri do të kthehet në shtëpi në Rusi", shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm