Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai rus Vladimir Putin janë takuar sot në Pallatin e Versajës, që edhe shënon takimin e parë të Putinit në Francë që nga viti 2015.
Macron dhe Putin pritet të diskutojnë për ndërhyrjen e dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale në Francë, dhe atë ruse në luftërat e zhvilluara në Ukrainë dhe në Siri, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
“Unë kërkoj dialog me Rusinë”, ka thënë Macron para gazetarëve pas takimit së samitit G7.
G7-ta ra dakord që të shqyrtojë masa të reja kundër Moskës, nëse situata në Ukrainë nuk përmirësohet.
Putin nuk pati pëlqime në zgjedhjet presidenciale në Francë kur u zgjodh president Emmanuel Macron, por megjithatë thuhet se pritet të krijohen raporte të mira mes Putin dhe Macron, pas marrëdhënieve të vështira që patën me Francois Hollande.
Presidenti rus këmbëngul se takimi me Macron dhe bisedimet në Versajë janë një shans i mirë për të “rikthyer” marrëdhëniet franceze-ruse.
-
G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë
-
Zelensky thotë se G7-a u pajtua që Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
-
Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn
-
Mblidhen sot në Francë udhëheqësit e G7-s