Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit me lidershipin iranian, kanë diskutuar për krizën në Siri për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015-të dhe bashkëpunimin në energji.
Në vizitën e tij, njëditore, Putin u takua me presidentin, Hassan Rohani përpara se të takohej me liderin Ayatollah Ali Khameni, raporton agjencia e lajmeve ISNA.
Nuk janë bërë publike detajet e takimit të presidentit rus dhe homologut të tij iranian.
Takim trilateral ishte paraparë të mbahej në mes të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhanit.
Të tri këto vende ndajnë detin Kaspik, ndërsa në takim pritet të diskutohen projektet hekurudhore dhe rrugore.
Artikuj të ngjashëm
-
Putin takon presidentin iranian, nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes
-
Putini takohet me Assadin, bisedojnë për situatën në Lindjen e Mesme
-
Putini diskuton projekte të përbashkëta infrastrukturore me presidentin iranian
-
Putini javën e ardhshme në Iran, vizita e dytë jashtë shtetit që nga pushtimi i Ukrainës
-
Putini do të takohet me presidentin turk dhe atë iranian në Teheran