Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin flet për tentimet e vrasjes kundër tij në dokumentarin e ri

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se u ka ikur një varg përpjekjesh për vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.

Në dokumentarin me katër seri të titullur “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme të vrasjes kundër Putinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “tentimi për tu inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”.

Mirëpo Putin, ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.

"Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje," ka thënë Putini. "Dhe ai më tha," A e dini pse jam ende gjallë? "E pyeta: 'Pse?' Ai më tha "sepse unë gjithmonë kam qenë mbrapa sigurisë time personale”.

Stone po ashtu i ka kërkur Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.

"Vetëm Zoti e di fatin tonë –timin dhe tuajin," ka deklaruar Putin.