Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin - Dodikut: Rusia përkrah Republikën Serbe në Bosnjë

Presidenti i “Republikës Serbe” të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik u takua sot në Shën Petersburg me presidentin rus, Vladimir Putin.

Siç njoftojnë mediat serbe, Putin i ka thënë Dodikut se “Rusia e përkrah fuqishëm Republikën Serbe, duke respektuar marrëveshjet e Dejtonit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dodik i bëri thirrje Putinit për të vizituar Banja Llukën.

Po ashtu në takim u bisedua për pikëpamjet mbi gjendjen politike dhe ekonomike në Bosnje e Hercegovinë dhe rajon.