Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se secili shtet që përzihet në Ukrainë, do të përballet me përgjigje të shpejtë nga shteti i tij, raportoi BBC-ja të mërkurën.
“Nëse dikush nga jashtë provon të intervenojë në Ukrainë, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë si drita”, ka thënë Putin gjatë një fjalimi para ligjvënësve rusë të mërkurën.
"Ne kemi të gjitha mjetet për t'u përgjigjur me të cilat askush nuk mund të mburret. Dhe ne nuk do të mburremi me to, do t'i përdorim nëse është e nevojshme”, ka deklaruar Putin.
Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje janë marrë tashmë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.
Rusia që nga 24 shkurti ka nisur pushtimin e Ukrainës. Perëndimi ka dënuar këtë agresion, ka sanksionuar Rusinë dhe ka ndihmuar Ukrainën në forma të ndryshme.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini u përgjigjet Trumpit dhe NATO-s: Guxoni e na testoni
-
Paralajmërimi i Putinit: Trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë objektiva legjitime për Rusinë
-
Putin: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë