Tre ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u ngjit në podiumin e Shtëpisë së Bardhë për t'i thënë botës se më në fund kishte vdekur udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, zyrtarët ushtarakë i mundësuan publikut për të parë një pjesë të operacionit që u zhvillua në terren.
Pesë video bardhë e zi të marra nga dronët, tregojnë se si helikopterët asgjësojnë një grup personash që qëllonin ndaj forcave speciale amerikane, të cilat po afroheshin në rrugë ajrore. Sapo prekën në tokë, forcat amerikane u bënë thirrje të dorëzoheshin personave brenda godinës.
Në përfundim të aksionit, videoja tregon avionët amerikanë që nëpërmjet predhave të precizionit të lartë e shndërrojnë zonën në rrënoja.
Megjithatë, në pamjet e publikuara nuk tregohen momentet e fundit të udhëheqësit terrorist.
-
Reagimet nga liderët botërorë pas lajmit për vrasjen e kreut të ISIS-it
-
Lideri i Shtetit Islamik raportohet se është vrarë
-
Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të folur
-
Trumpi thotë se Khamenei ka vdekur
-
“Oops, nuk do të ketë më sulme nga këta”, Trumpi poston video duke vrarë luftëtarët Houthi