Policia sllovene ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestueseve të mërkurën mbrëma që po protestonin kundër shtrëngimit të masave për luftimin e pandemisë, raporton “N1”.
Policia ka njoftuar se rreth 8000 protestues morën pjesë në këtë protestë, duke e bërë më të madhen deri më tash në Slloveni kundër kufizimeve anti-COVID.
“Policia ka intervenuar për të shpërndarë protestuesit, që nisën të hedhnin shishe, gurë e fishekzjarrë”, thuhet në komunikatë të Policisë.
Uebfaqja private “N1” ka raportuar se disa policë janë lënduar dhe po ashtu janë arrestuar disa protestues, ndërsa grupe të vogla vazhduan përplasjen me policët në qendër të Lublanës. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në parlament e po ashtu kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të tij.
Kufizimet e reja kanë hyrë në fuqi në Slloveni të mërkurën, duke përfshirë këtu certifikatën “PCT” si kusht për të hyrë në vende pune apo shitore.
Për të marrë certifikatën, qytetarët duhet të jenë të vaksinuar, testuar apo të kenë kaluar virusin.
-
Përleshje gjatë protestës antivaksinë në Slloveni
-
Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar
-
Qytetarët serbë publikojnë pamjet nga dhuna që përdori policia kundër protestuesve
-
Në Belgjikë topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve
-
Së paku 20 të arrestuar në protestat kundër masave anti-COVID në Luksemburg