Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit ja vënë zjarrin ndërtesës së vjetër të parlamentit të Australisë

Ish-ndërtesës së parlamentit të Australisë në Canberra i është vënë zjarri shkurtazi të enjten nga protestuesi gjatë protestave për sovranitetin Aborigjen, raporton Policia australiane, njofton BBC

Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar në zjarrin, që e përfshiu ndërtesën e vjetër të parlamentit australian. U përfshinë nga zjarri dyert ndërsa u intervenua shpejt për të shuar zjarrin.

Kjo erdhi pas protestave gjatë ditës së kaluar.

Protesta të tilla të dhunshme janë të rralla në Australi.

Disa protestues janë identifikuar si pjesë e grupit anti-qeveri dhe grupit për “qytetarët sovranë”.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison e ka dënuar dhunën.

Artikuj të ngjashëm