Dhjetëra demonstrues kanë dalë sot në rrugët e Sarajevës për të protestuar kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.
Më se 100 protestues morën pjesë në këtë tubim të organizuar nga pjesëtarët e diasporës palestineze në Bosnjë-Hercegovinë dhe grupet e tjera, që kanë bartur mbishkrime në gjuhën angleze, në të cilat kritikoheshin Trumpi dhe Izraeli, ndërsa për Jerusalemin e quanin kryeqytet palestinez.
Shumë prej demonstruesve kishin ardhur në Bosnjë, derisa ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë dhe kanë mbetur në këtë vend edhe në ditët e sotme.
Më herët këtë muaj, presidenti Trump ka shpallur se Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Palestinezët pretendojnë se pjesa lindore e Jerusalemit do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.
-
SHBA-ja kërcënon me rishqyrtim të rolit në Bosnje për shkak të mosmarrëveshjeve me Evropën
-
Evropa është paksa një rrëmujë, thotë djali i Trumpit
-
Protesta në Danimarkë kundër Trumpit
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër ligjit që lejon projektin e Kushnerit