Deputetët nga opozita të fraksionit Yelk në Armeni, kanë protestuar me tymues në Asamblenë Kombëtare të vendit, siç thanë “kundër sundimit të Serzh Sargsyan”.
Grupi thotë se duhet t’i jepet fund sundimit të Partisë Republikane. Pas gazit dhe tymit në Parlamentar, ata kanë bërë thirrje për protesta në rrugë për të premten në kryeqytetin e vendit Yerevan.
Thirrjen e bëri Ararat Mirzoyan, i cili pas fjalimit nxori bomba tymuese me ngjyra nga xhepi dhe i ndezi ato në sallë.
Një tjetër deputet i Yelk, Lena Nazaryan, iu bashkua atij në këtë aksion dhe e gjithë Salla e Seancave u mbush me tym të ngjyrosur.
Presidenti Armen Sarkisian u përurua më 9 prill, mes spekulimeve se presidenti që po largohet Serzh Sarkisian do të bëhet kryeministër, një post që tani është më i fuqishëm se presidenca, për shkak të reformave kushtetuese.
Armen Sarkisian, i cili nuk ka lidhje me Serzh Sarkisian, u zgjodh në një mandat shtatëvjeçar nga ligjvënësit në kombin e Kaukazit Jugor më 2 mars.
Edhe
Qeveria pro-Perëndim e Armenisë fiton zgjedhjet parlamentare
Serzh Sarkisian u zgjodh për herë të parë në vitin 2008 dhe mbajti detyrën për dy mandate.
Parlamenti do të zgjedhë një kryeministër të ri më 17 prill.
-
Armenët votojnë nën presionin rus që synon ta parandalojë zhvendosjen e vendit drejt Perëndimit
-
Rusia tërheq ambasadorin e saj në Armeni për shkak të lidhjeve të saj me BE-në
-
Liderët evropianë në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian, marrin pjesë Kurti e Rama
-
Aksion simbolik para Kuvendit, kërkohet ndëshkimi me votë i deputetëve