Policia në Estoni arrestoi një profesor universiteti me origjinë ruse, i dyshuar për spiunazh për Moskën.
Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Estonisë (ISS) njoftoi se ka nisur hetim kundër Vyacheslav Morozov, një shtetas rus dhe profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin prestigjioz të Tartu, për shkak se dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të inteligjencës që synonin minimin e sigurisë kombëtare të vendit.
Detajet e aktiviteteve të tij të supozuara nuk u publikuan “pasi hapat procedural po ndërmerren për të verifikuar akuzat”.
Në një deklaratë të përbashkët të ISS dhe prokurorëve, thuhet se ky është një nga më shumë se 20 rastet dhe se përfaqëson “dëshirën e shërbimeve të inteligjencës ruse për të depërtuar në fusha të ndryshme të jetës së Estonisë, përfshirë atë shkencore”.
Universiteti i Tartu është më i madhi dhe më i vjetër në Estoni, i themeluar më 1632.
Edhe
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
Mediat estoneze raportuan se Morozov ka punuar atje si profesor i studimeve për marrëdhëniet Bashkimi Evropian-Rusi nga viti 2016 deri në vitin 2023, dhe deri më 1 janar 2023, ai ka dhënë mësim teorinë politike ndërkombëtare.
Sipas informacioneve nga profili i tij në Facebook, Morozov është një ish-profesor i asociuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut, një nga institucionet akademike më të njohura të Rusisë.