Një nga senatorët kryesorë republikanë, Lindsey Graham, ka thënë se procedurat e gjykimit në Senat lidhur me shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump, do të fillojnë javën e ardhshme.
Senatori Graham ka kritikuar mosdërgimin në Senat të dy neneve për shkarkimin e presidentit Trump pas plotësimit të procesit në Dhomën e Përfaqësuesve. E gjithë kjo, sipas tij, është lojë e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
“Mitch McConnell e ka kryer shumë mirë këtë proces. Javën e ardhshme do të fillojmë procesin e gjykimit për kërkesën e shkarkimit”, deklaroi Graham, transmeton KTV.
Senatori McConnell, lideri i shumicës së republikanëve në Senat, të mërkurën tha se po punojnë për të përcaktuar rregullat lidhur me gjykimin në mënyrë që të mund të menaxhojnë procesin e shkarkimit të Trumpit në Senat dhe ta përfundojnë atë sa më shpejtë të jetë e mundur.