Zbulimet e Inteligjencës se Rusia ka paguar për marrjen e jetëve të ushtarëve amerikanë në Afganistan, kanë nxitur një heshtje të çuditshme nga presidenti Donald Trump dhe këshilltarët e tij kryesorë të sigurisë.
Ka insistuar se kurrë nuk e ka parë raportin, ani pse ishte pjesë e njoftimeve të përditshme për presidentin, pak ditë para se të nënshkruhej Marrëveshja e paqes me talebanët në muajin shkurt, shkruan KOHA.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nuk ishte e përshtatshme për të që të njoftohej për këtë rast, sepse presidenti lexon vetëm Inteligjencën e verifikuar – duke nxitur përqeshje nga zyrtarët që kanë kaluar shumë vjet në njoftime të përditshme dhe thonë se është më e vlefshme kur është e mbushur me interpretime dhe sqarime shtesë.
Por nuk kërkon qartësime të nivelit të lartë për qeverinë që ta marrë vesh se agresioni i ditëve të fundit nga Rusia është i ngjashëm me ditët më të këqija të luftës së ftohtë.
Ka pasur sulme kibernetike ndaj amerikanëve që punojnë nga shtëpitë për të parë dobësitë e sistemit të korporatave të tyre dhe ka nxitur shqetësimet për rolin e Rusisë për ndikim në zgjedhjet e nëntorit.
-
Rusia mohon se ka paguar militantë afganë për vrasjen e trupave amerikane
-
“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Trumpi përsërit se është i zhgënjyer me Putinin, planifikon ndihmë për ukrainasit
-
Trump: Mendoj se diçka do të dalë nga takimi me Putinin