Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pretendentët për zëvendësimin e Theresa May

Londër, 28 mars – Theresa May njoftoi sot se do të largohet nga funksionet e saj si kryeministre para fazës së ardhshme të negociatave të Brexit.

Më poshtë vijon një listë me pretendentë të shpallur ose të mundshëm për zëvendësimin e saj brenda Partisë Konservatore.

Boris Johnson, rivali i përjetshëm

Ish-kryebashkiaku i Londrës ishte një prej artizanëve të mëdhenj të fitores së Brexit në referendumin e qershorit 2016. I emëruar ministër i Punëve të Jashtme nga Theresa May, ai nuk ka reshtur së kritikuar strategjinë e saj në negociatat me Brukselin, para se të largohej nga qeveria për të mbrojtur idenë enjë ndarje të ashpër me BE-në. Ai shihet si favoriti kryesor edhe nga bastevënësit.

Michael Gove, shpirti rebel

Edhe Johnson i prin garës për kryeministër të Britanisë Botë Johnson i prin garës për kryeministër të Britanisë

Ministër i Mjedisit dhe kundërshtar i betuar e materialeve plastike, ky euroskeptik 51-vjeçar luajti një rol të kujdesshëm për mbështetësit e Brexit në qeverinë e May. Mbështetës i Boris Johnson gjatë fushatës për referendum në vitin 2016, Michael Gove nuk e mbështeti më në çastin kur Johnson po përgatitej të merrte kreun e qeverisë, duke prezantaur kandidaturën e vetë.

Në këtë çast, ai mund të shfaqet si një kandidat i konsensusit falë pozicioneve të tij të zbutura.

Jeremy Hunt, mbështetësi i ri i Brexit

Në moshën 52-vjeçare, ministri i Punëve të Jashtme kishte mbështetur qëndrimin në BE në vitin 2016, para se të ndërronte mendim, i zhgënjyer nga qasja arrogante e Brukselit në negociata.

Dominic Raab, ujku i ri

I emrëuar ministër i Brexit në korrik, Dominic Raab kishte dhënë dorëheqjen katër muaj më pas, në mosmarrëveshje me Theresa May në lidhje me marrëveshjen e largimit nga BE-ja të arritur me Brukselin, duke e gjykuar të keq për ekonominë dhe demokracinë britanike.

Edhe Johnson nis fushatën me premtimin se Brexiti do të bëhet me 31 tetor Botë Johnson nis fushatën me premtimin se Brexiti do të bëhet me 31 tetor

Mjeshtër në karate, ish-avokat i specializuar në të drejtën ndërkombëtare, euroskeptik i pastër, ai është pjesë e gardës së re të konservatorëve.

Sajid Javid, kundërshtari i Brexit

Ish-bankier dhe djal i një shoferi pakistanez autobusësh, Sajid Javid, 49 vjeç, është një figurë me influencë në Partinë Konservatore.

Mbështetës i thaçerizmit dhe tregut të lirë, ku ish-euroskeptik u reshtua kundër Brexit në çastin e referendumit.

Të jashtmit

Amber Rudd : mbështetëse e ardhjes në pushtet të Theresa May, ajo bëri emër duke trashëguar protofolët e Ministrisë së Brendshme, më pas të Punës. Por reputacioni i saj për eurofile mund ta dëmtojë.

Edhe May mbron marrëveshjen e Brexitit, me gjithë thirrjen për mocion votëbesimi Botë May mbron marrëveshjen e Brexitit, me gjithë thirrjen për mocion votëbesimi

Jacob Rees Moog : shumë aktiv muajt e fundit, shef i “European Research Group”, një grup shumë influent me deputetë euroskeptikë, është bërë një prej figurave më të afërta për mbështetësit e Brexit.

Andrea Leadsom : finaliste fatkeqe në garën për postin e shefit të qeverisë në 2016 përballë Theresa May, ministrja e ngarkuar me Marrëdhëniet me Parlamentin është një mbështetëse e flaktë e Brexit/AFP.