Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq deklaroi se rruga migruese ballkanike duhet të mbetet e mbyllur.
Ajo këtë e deklaroi dje, gjatë ditës së dytë të pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë “GLOBSEC 2017” në Bratisllavë, transmeton HRT.
“Nëse disa vende pranojnë numër të caktuar të migrantëve ose azilantëve, ata munden drejtpërdrejtë dhe shumë më lirë, pa ndihmën e trafikantëve me njerëz, të vijnë deri te këto shtete”, thotë ajo, duke shtuar se një valë potenciale e re e migracionit sigurisht do ta destabilizojë juglindjen e Evropës, transmeton KP.
“Megjithatë, këtu, gjithashtu, janë edhe ndikimet e ndryshme që e plotësojnë vakuumin që u paraqit për shkak të - nuk do të them ndërprerjes, por gjithsesi ngecjes në procesin e integrimeve euroatlantike”, deklaroi Grabar-Kitaroviq.
-
Brnabiq fton Kosovën t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”
-
Presidentja kroate kushtëzon vizitën në Serbi me zbardhjen e fatit të të zhdukurve
- Macron përsërit fjalët e presidentes injorante kroate
-
Presidentja kroate mohon se e quajti Bosnjën vend islamik
-
Kitaroviq: Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant