Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka përdorur fjalimin e tij në Ditën e Pavarësisë së Gjeorgjisë për t’ua tërhequr vërejtjen vendeve anëtare të NATO-s lidhur me shkeljen e së drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë.
Ai u ka bërë thirrje shteteve që tregohen vigjilente karshi politikave imperialiste dhe agresive, të cilat ai ka thënë se po e anashkalojnë të drejtën ndërkombëtare. Presidenti polak gjatë fjalimit ka mirëpritur aspiratat e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ai ka theksuar se Gjeorgjia ka të drejtën për liri përkundër agresionit nga Rusia. Në vitin 1918, Gjeorgjia ka shpallur pavarësinë e saj që zgjati vetëm tre vjet, kur Armata e Kuqe e Rusisë e pushtoi këtë shtet. Gjeorgjia riktheu pavarësinë në vitin 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
-
Polonia kërkon të aktivizohet Neni 4 i NATO-s
-
Evropa mund ta ketë edhe një shtet me armë bërthamore
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë me kundërpërgjigje “shkatërruese” nëse sulmon Poloninë
-
Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së që të vendosen armë bërthamore në Poloni
-
Presidenti polak thotë se SHBA-ja i ka dhënë garanci se s’ka tërheqje të trupave amerikane