Presidenti i Iranit ka akuzuar SHBA-në të enjten se ka kryer “politikë të dështuar destabilizimi” me cak vendin e tij pasi iranianët në tërë qytetet protestuan për vdekjen e 22-vjeçares në duart e policisë së moralit.
Presidenti Ebrahim Raisi ka tentuar t’i cilësojë protestat si komplot perëndimor, edhe pasi protestuese nxënëse kanë filluar t’i heqin shamitë ose hixhabin i cili është i obligueshëm. Kjo vjen pas qarkullimit të videove ku forcat e sigurisë në Iran u panë duke shtënë ndaj demonstruesve dhe duke përdorur dhunë.
Raisi i përshkroi protestat si komplot kundër Iranit nga armiqtë ndërkombëtarë, raportoi AP.
“Pas dështimit me sanksionet, Amerika dhe aleatët e saj i janë drejtuar politikës së dështuar të destabilizimit”.
Mbledhja e informacioneve për demonstratat mbetet e vështirë për shkak të kufizimit të internetit dhe arrestimit të të paktën 40 gazetarëve në vend.
Është e paqartë sa persona janë vrarë ose arrestuar deri tash nga protestat. Një grup për të drejtat e njeriut me bazë në Oslo ka thënë se të paktën 201 persona janë vrarë.
-
Udhëheqësi suprem i Iranit fajëson SHBA-në për protestat, e quan Trumpin “kriminel”
-
Lideri i Iranit fajëson SHBA-në e Izraelin për protestat
-
Irani “i vendosur” t’i shtypë protestat paqësore
-
Presidenti i Iranit e anulon intervistën me gazetaren e CNN-it pasi ajo refuzoi ta vinte shaminë
-
Presidenti i Iranit e pranon se shtypja e protestave shkaktoi “pikëllim të madh”