Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Ukrainës përgëzon reagimin e Perëndimit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përgëzuar Perëndimin për mbështetjen që ia ka dhënë, pas tensioneve me Rusinë. Zelensky ka paralajmëruar forcimin e ushtrisë, raporton “BBC”.

“Përkrahja për Ukrainën është më e madhja që nga viti 2014”, ai i ka thënë deputetëve në ditën e vizitës së liderëve britanikë, polakë dhe holandezë.

Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë po ashtu pritet të mbajnë bisedime të reja në lidhje me krizën.

Zelensky i ka thënë parlamentit se një format i ri i bashkëpunimit politik po krijohet me Britaninë e Madhe dhe Poloninë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se do të mbulojë sigurinë si dhe tregtinë, investimet dhe energjinë.

Duke folur në Kiev, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka premtuar armatim mbrojtës përfshirë dronë dhe raketa anti-aeroplanë, por edhe ndihmë humanitare. Polonia ka thënë se po përgatitet për potencialisht një influks të madh të refugjatëve nga Ukraina në rast se sulmeve nga Rusia.

Rusia vazhdimisht ka mohuar se po planifikon pushtimin e Ukrainës, por ka vendosur afro 100 mijë trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, si dhe tanke, armatim dhe raketa.

Kryeministri i Ukrainës, Boris Johnson, arriti në Kiev të martën, ndërsa ka premtuar 88 milionë funte për të promovuar një qeveri stabile dhe një pavarësi energjetike nga Rusia.

Artikuj të ngjashëm