Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka emëruar bashkëshorten e tij, Mehriban Aliyeva, për zëvendëspresidente të parë të këtij vendi.
Urdhri presidencial për këtë emërim është postuar sot në faqen në Internet të presidencës së Azerbajxhanit, raporton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlyiev është president i këtij vendi të pasur me naftë prej tetorit të vitit 2003, kur ai e trashëgoi zyrën nga babai i tij i sëmurë, Heydar Aliyev, i cili fuqishëm e ka sunduar në këtë vend prej vitit 1993.
Dy muaj pasi djali i tij Ilham u bë president, Heydar Aliyev vdiq.
Ilham Aliyev është akuzuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore, për persekutim të politikanëve opozitarë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova, i ka kaluar 17 muaj në burg në periudhën 2015-2016, lidhur me akuza për krime financiare, që ajo dhe mbështetësit e saj thonë se ishte hakmarrje e qeverisë për raportimin e saj për korrupsion të dyshuar ku ishin të invovluar presidenti Aliyev dhe të afërmit e tij.