Dhjetëra protestues kanë sulmuar një minibus ku brenda tij ishte presidenti i Argjentinës, Alberto Fernández.
Turmat u mblodhën rreth presidentit Fernandez dhe hodhën gurë dhe grushtuan automjetin e tij jashtë një qendre komunitare në provincën jugore të Chubut, , njoftoi gazeta Clarín.
Presidenti ishte duke vizituar një zonë të shkatërruar nga zjarret në pyje, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe kanë plagosur disa të tjerë.
Por protesta ishte kundër planeve për të rihapur minierat në Chubut.
Protestuesit ishin të zemëruar me propozimet e qeverisë për të lejuar projekte të mëdha në rajon, i cili është i pasur me ar, argjend dhe uranium.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i Argjentinës gjuhet me gurë në Buenos Aires për shkak të një skandali korrupsioni
-
Protesta të dhunshme në Buenos Aires në kundërshtim të reformave ekonomike
-
Tifozët e Argjentinës qëllohen me armë
-
Grevë masive 24-orëshe në Argjentinë kundër masave të presidentit
-
Tensione në Argjentinë, policia përleshet me protestuesit