Botë

Presidenti argjentinas del pozitiv me COVID-19 pavarësisht se është vaksinuar me “Sputnik V”

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fernandez është prekur nga virusi, pavarësisht se në fillim të këtij viti ishte vaksinuar me vaksinë ruse anti-COVID, Sputnik V, raportojnë mediat e huaja, transmeton Koha.net. Presidenti ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore ndonëse ka pak temperaturë.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë presidenti 62 vjeçar, në një postim në twitter.