Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Portugalia me vështirësi përballet me zjarrin e qëllimshëm

Temperaturat e larta dhe erërat e forta ua kanë vështirësuar punën shërbimeve emergjente në Portugali që të lokalizojnë zjarrin që ka prekur pjesën qendrore të këtij shteti.

Autoritetet kanë fajësuar mungesën e mjeteve dhe neglizhencën e qeverisë për të hetuar shkaqet e zjarrit që më 21 korrik u raportua si i qëllimshëm, transmeton KTV.

Së paku 39 persona janë lënduar dhe sipas të dhënave, së paku 8 mijë e 500 hektarë janë djegur gjatë fundjavës.

Në qershorin e vitit 2017, një zjarr i madh vrau 64 persona dhe dogji 55 mijë hektarë brenda pak ditësh. Kjo ishte tragjedia më e madhe në historinë moderne të Portugalisë.