Për të riun Madi Zhasekenov, vera buzë brigjeve të Detit Aral ishte një përjetim idilik. Pushimet e tija tremujore nga shkolla ai i kalonte në portin afër shtëpisë së tij në Aralsk, qytet në jugperëndim të Kazakistanit, duke bashkëbiseduar me peshkatarët që po e prisnin prenë e tyre ditore.
“Dikur peshkonim me rrjeta dhe prisnin më pas buzë detit për të kapur sa më shumë peshq”, thotë Zhasekenov, i cili tani është 58 vjeç, shkruan sot “Koha Ditore”. “Dikur kapja peshq të vegjël dhe të mëdhenj, ndërsa i ushqenim me ta edhe macet dhe qentë, vetëm sa për argëtim, se kishim me bollëk”.
Mirëpo që prej kohës kur ai ishte 17 vjeç, niveli i ujit në detin Aral ka rënë dukshëm, ndërsa sasia e kripës në të është rritur aq shumë saqë peshqit e ujërave të detit që dikur jetonin bollëk aty tani nuk mund të mbijetojnë më. Një prej momenteve më të zorshme për Zhasekenovin ishte ajo kur kuptoi se do t’i duhet të blejë peshq për konsum ditor të familjes.
“Nuk dinim as si duhet të blejmë peshq, sepse thjesht ishim mësuam vetëm t’i kapnim”, thotë ai. “Të parën herë kur shkova në treg për të blerë peshq, thjesht më kaploi një ndjesi e keqe” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
-
Gjeografia e harresës
-
“S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar”
-
Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi
-
“Zona e Vdekjes” - Si po i josh Rusia afrikanët për të luftuar në Ukrainë?