Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pompeo rezulton negativ për COVID-19, megjithatë do të karantinohet

Foto: Reuters

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19, raporton Reuters.

Megjithatë, ai do të karantinohet për shkak të kontaktit të afërt me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit përmes një deklarate të mërkurën ka konfirmuar se Pompeo është duke u monitoruar nga afër nga ekipi mjekësor, derisa ka refuzuar të bëjë të ditur personin që ka rezultuar pozitiv, për arsye të privatësisë.

Artikuj të ngjashëm