Polonia ka arrestuar një gazetar spanjoll me dyshimin se ishte spiun rus, i cili po planifikonte “të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”, tha të premten Agjencia e Sigurisë së Brendshme (ABW).
I dyshuari, i identifikuar si një “agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU)”, aktualisht është arrestuar në Przemysl - afër kufirit të Polonisë me Ukrainën të dielën mbrëma, tha ABW në një deklaratë.
Në shënimin e lëshuar nga Policia thuhej se ai ishte me origjinë ruse.
ABW tha se burri kreu operacione për përfitime nga Rusia dhe udhëtoi në Evropë dhe gjetkë nën mbulesën e të qenit gazetar.
Avokati i tij, Gonzalo Boye, i tha Reutersit se nuk kishte arritur ende të kontaktonte klientin e tij. Ai postoi më herët në Twitter se klienti i tij ishte akuzuar për spiunazh dhe po mbahej në burgun Rzeszow.
Edhe
Arrestohet një rus në Poloni, dyshohet për spiunazh
Ministria e Jashtme e Spanjës tha se ishte informuar nga autoritetet polake për akuzat, por nuk mund të jepte asnjë detaj.
“Para arrestimit, ai planifikonte të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”, tha Ministria e Jashtme e Spanjës.