Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Politikani spanjoll qëllohet me armë zjarri në rrugë në Madrid

Politikani spanjoll i krahut të djathtë Alejandro Vidal-Quadras, është dërguar në spital pasi është qëlluar me armë zjarri në rrugë, raporton agjencia “AP”.

Policia e Madridit ka treguar se politikani është qëlluar në fytyrë rreth orës 13:30 të enjten dhe u dërguar në spital i vetëdijshëm.

Vidal-Quadras 78-vjeçar për kohë të gjatë ishte anëtar i partisë konservatore spanjoll, Partia Popullore, ishte lider rajonal i saj në Kataloni dhe ishte anëtar i Parlamentit Evropian para se të largohej e të ndihmonte në themelimin e partisë së ekstremit të djathtë Vox. Ai u largua nga Vox pak kohë pasi dështoi të fitonte ulëse në Parlamentin Evropian në vitin 2014.

Policia po i heton rrethanat.

Presidenti i partisë Vox, Santiago Abascal, beson se jeta e Vidal-Quadrasit nuk është në rrezik.

Edhe Vritet një kryebashkiak në Meksikë gjatë festimit të Ditës së të Vdekurve Botë Vritet një kryebashkiak në Meksikë gjatë festimit të Ditës së të Vdekurve

“Fal Zotit ai është jashtë rrezikut”, tha Abascal.

Presidenti i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo, ka dënuar sulmin dhe i ka uruar shërim të shpejt Vidal-Quadrasit.