Policia turke ka vrarë një person që thotë të ketë pasur për qëllim të kryente sulm vetëvrasës në stacionin e Policisë në qytetin Mersin.
Stacioni i Policisë në këtë qytet gjendet menjëherë pranë selisë së agjencisë regjionale së shërbimit informative MIT, transmeton Reuters.
Prokurori i shtetit në qytetin Mersin, Mustafa Ercan, ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se autoritetet po punojnë në supozimin se sulmuesi ka qenë militant i Shtetit Islamik.
Agjencia e lajmeve Dogan ka thënë se ekspertët e mënjanimit të bombave po punonin në heqjen e mjetit shpërthyes të gjetur në trupit e tij.
Artikuj të ngjashëm