Policia gjermane ka shpërndarë sot një protestë të rreth 20 mijë kurdëve në Këln, të cilët demonstronin kundër ofensivës turke në Siri.
Protesta është shpërndarë për shkak të tensionimit të saj dhe pranisë së simboleve të shumta të PKK-së, të ndaluara në këtë shtet.
“Një numër i konsiderueshëm manifestuesisht valëvitnin flamuj të ndaluar me imazhin e Abdullah Öcalan, kreut historik të PKK-së, ndërsa disa të tjerë parakalonin të maskuar”, u shpreh zëdhënësi i policisë lokale, i intervistuar nga media, transmeton kp.
Dy persona u arrestuan dhe u raportua identiteti i një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësish në tubim, sipas policisë.
Organizata PKK është klasifikuar si terroriste nga ana e Turqisë dhe aleatët e saj perëndimore dhe e ka të ndaluar shfaqjen në publik të simboleve në Gjermani.
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Mijëra persona protestojnë në Berlin kundër qeverisë në Iran
-
Grupet e armatosura kurde përpiqen të futen në Iran nga Iraku
-
Grupi rebel kurd thotë se po tërheq luftëtarët e tij nga Turqia në Irak