Policia në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa ka rrethuar shtëpinë e ish-presidentit Juan Orlando Hernandez.
Oficerët u vendosën disa orë pasi SHBA-ja kërkoi ekstradimin e tij për akuzat e drogës të cilat ai i mohon.
Ministri i sigurisë së Hondurasit tha se Hernandez ishe brenda shtëpisë së tij dhe se policisë i është thënë që ta rrethonin atë për ta parandaluar arratisjen e tij, derisa ata prisnin që të lëshohej urdhër arresti.
Hernandez qeverisi Hondurasin nga viti 2014 e deri në janar të këtij viti.
Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës ku përfshihej vëllai i tij më i vogël, Tony Hernandez, i cili vitin e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm në SHBA.
Edhe
Arrestohet për drogë ish-presidenti i Hondurasit
Gjatë gjyqit të Tony Hernandez, prokurorët pretenduan se bosi famëkeq meksikan i drogës Joaquin “El Chapo”, Guzman i kishte dorëzuar personalisht Tony Hernandez 1 milion dollarë.
Sipas prokurorëve “El Chapo” Guzman i tha Hernandezit që t’ia kalonte paratë vëllait të tij, Juan Orlandos si ryshfet.