Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia në Los Angeles parandalon sulmin në masë

Policia e Los Angelesit ka deklaruar se ka parandaluar sulm në masë duke arrestuar një person të armatosur rëndë. Policia amerikane ka arrestuar të dyshuarin pas kërcënimeve dhe hetuesit kanë gjetur sasi të mëdha armatimi në apartamentin e tij.

Disa prej armëve që u gjetën ishin të drejtuara kah parku i afërt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes telefonike për një person me probleme mendore. Braxton Johnson, 24-vjeçar, më vonë është arrestuar nën dyshimin për kërcënime dhe mbetet në paraburgim.

Johnson ka kërcënuar me armë rojat e ndërtesës dhe banorët e tjerë. Policia në Los Angeles ka deklaruar se i dyshuari po jetonte i vetëm në katin e 18-të të ndërtesës dhe kishte pamje të papenguar në drejtim të parkut.

Ani pse Johnson nuk ishte i armatosur në momentin e arrestimit, pas bastisjes në apartamentin e tij janë gjetur dy automatikë dhe karikatorë me kapacitet të madh, të gjitha të jashtëligjshme në Kaliforni. Policia gjithashtu ka sekuestruar tri revole, një snajper, një pushkë dhe 1 mijë plumba.