Forcat policore të Serbisë e kanë ndarë mbrëmë një shesh në qendër të Beogradit, për t’i parandaluar përleshjet ndërmjet dy gupeve që protestonin lidhur me masakrën e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.
Në njërën anë ishin përfaqësuesit e “Asociacionit për serbët e zhdukur”, të cilët ishin përpjekur ta paraqesin listën me emrat e serbëve, që ishin vrarë në hapësirën e Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë, ndërmjet viteve 1992 – 1995, transmeton REL.
Ky grup refuzon të pranoj se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995. Për ta, krimi kundër myslimanëve të Bosnjës gjatë disa ditëve të verës së atij viti, i organizuar nga forcat ushtarake të Serbisë, është i njëjtë sikur edhe krimet e tjera në të cilat viktima ishin serbët dhe të tjerët gjatë luftës.
Në anën tjetër të sheshit ishin aktivistet e grupit “Gratë në të zeza”, njëra nga pak organizatat në Serbi, që insiston të pranohet gjenocidi në Srebrenicë.
Këto protesta u bënë para përkujtimit në Potoçari afër Srebrenicës, ku gjendet varret e mijëra të të vrarëve.
-
Srebrenica s’e harron gjenocidin
-
31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur
-
Të mbijetuarat e Srebrenicës jetojnë nën hijen e vdekjes
-
Mijëra njerëz mblidhen për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
-
OKB-ja voton sot për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë