Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia jug-afrikane arreston mbi 120 persona për përdhunimin në grup të tetë grave

Policia jug-afrikane arrestohen mbi 120 persona për përdhunimin në grup të tetë grave

Dhjetëra burra të arrestuar pas përdhunimit në grup të tetë grave gjatë xhirimit të një videoje muzikore në Afrikën e Jugut, priten të kthehen në gjykatë të mërkurën pasi policia bëri arrestime të tjera.

Arrestimet e kryera e çuan totalin në mbi 120 të arrestuar që prej sulmit të pretenduar, raportoi The Guardian.

Asnjë nga djemtë dhe burrat e arrestuar nuk janë paditur për sulm seksual apo përdhunim. Policia tha se shpresojnë që testet e ADN-së do të mundësojnë të bëhet lidhja e të arrestuarve me përdhunimin në grup të pretenduar.

Burrat që pritet të paraqiten në gjyq të mërkurën raportohet se përballen me akuzat për armëmbajtje dhe punime ilegale në miniera, pasi disa prej tyre janë minatorë.

Sulmi ndodhi në një minierë të braktisur në Krugersdorp ku ekipi prej 22 personash, përfshirë 12 gra, po xhironin videon kur u sulmuan “nga një grup i burrave të armatosur”, sipas policisë.

“Të dyshuarit urdhëruar të gjithë të uleshin dhe vazhduan të përdhunonin tetë nga gratë dhe i grabitën të gjitha gjësendet e tyre para se të largoheshin”, tha policia.