Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policë sllovenë për kontrollin e fluksit të migrantëve në kufirin Serbi-Maqedoni

Lubjanë, 27 shkurt - Sllovenia ka dërguar sot në Serbi 19 policë, të cilët deri më 29 mars do t'u ndihmojnë kolegëve serbë për kontrollin e kufirit shtetëror Serbi-Maqedoni për shkak të fluksit të rritur të migrantëve, raporton Morel, transmeton Koha.net.    

Policët sllovenë do të vendosen në pikën kufitare Rujan të Preshevës, që ndan Serbinë me Maqedoninë.